
Ermiona është skualifikuar mëngjesin e sotëm nga loja. Kjo është bërë e ditur përmes një zarfi të zi që ka mbërritur në shtëpi.
Vendimi i është komunikuar banorëve të tjerë nga Luizi.
Kështu ndodhi edhe kur iku Valbona Mema. Edhe ajo u kujdes të takohej e përqafohej me Luizin e më pas të ikte. Dhe ishte sërish Luizi që njoftoi banorët e tjerë.
Si pasojë e dhunës verbale, Ermiona u skualifikua nga Big Brother.
“Banorë, Vëllai i Madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mosrespektimin e rregullave thelbësore të formatit, që nuk lejojnë të cënohet integriteti i askujt.
Dhuna verbale e përdorur mbrëmë, në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje të rëndë të rregullave. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është e skualifikuar nga loja.
Si rrjedhojë, edhe televotimi i javës anulohet” thuhej në zarfin që u lexoi Luizi.