Transmetuar më 02-03-2023, 08:16

Key Alves u bë kryefjalë disa muaj më parë, sepse la volejbollin profesionist për t’u bërë modele e platformës së të rriturve “OnlyFans”.

Brazilianja e kuptoi në atë kohë se falë kësaj pune të re ajo fitoi shumë më tepër. "Dua apo jo, platformat virtuale janë të ardhurat e mia më të mëdha sot. Unë fitoj rreth 50 herë më shumë me to sesa me volejbollin. Fitoj edhe më shumë në ‘OnlyFans’, sepse çmimi mujor është fiks", – tha ajo.

Tani, Key Alves ka dalë sërish në plan të parë, pasi ka marrë një propozim seksual nga lojtari i Paris Saint-Germain, Neymar Jr, i cili ka bërë mjaft bujë.

Këtë e ka pohuar edhe vetë Key Alves gjatë një bisede në ‘Big Brother’ ku merr pjesë. Key Alves i tha një kolegu nga programi televiziv: "A e dini se çfarë më tha Neymar? Se mund të bënte seks me të dyja”.

Dhe pikërisht modelja e ‘OnlyFans’ e kishte fjalën “të dyja” për atë dhe motrën binjake të quajtur Keyt. Mesa duket Neymar ka dashur të mbajë marrëdhënie me të dyja motrat.

Neymar nuk hezitoi të bënte propozimin e tij seksual dhe e pyeti Key Alves nëse të dyja dëshironin të bënin një treshe me të dhe ajo e refuzoi ofertën: “Ai gaboi me ne”.