Transmetuar më 01-03-2023, 15:21

Greqi- Në foto është Denis Ruçi, 23 vjeç nga Tirana. Ai është një nga shqiptarët e zhdukur në tragjedinë e ndodhur në Greqi.

Raportohet se Ruçi ndodhej në një nga vagonët e trenit që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut, në momentin që ndodhi tragjedia.

Familja e Ruçit nuk ka marrë asnjë informacion për djali që nga koha që ka ndodhur aksidenti.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave.

Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash.

Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në një prej vagonëve të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.