Transmetuar më 01-03-2023, 14:59

Sadio Mané, sulmuesi i Bayern Munich, ka thënë fjalë të mira për kampionatin gjerman: "Gjermania dhe Bundesliga shpesh nënvlerësohen. Unë e ndiqja Bundesligën nga Anglia dhe kështu nuk u befasova.

Mendimi im u konfirmua. Jam i sigurt që së shpejti do të shihni edhe më shumë yje të Premier League duke ardhur në Bundesligë. Kampionati këtu në Gjermani (Bundesliga) është shumë i barabartë, vetëm shikoni luftën në krye të renditjes.

Pastaj është atmosfera në stadiume. Pse dikush do t’i thoshte ‘jo’ Bundesligës? Sukseset e fundit e tregojnë këtë edhe në Ligën e Kampionëve”, – tha senegalezi për “SportBild”.

Zbulimi – "E takova Ronaldon në Mallorca para fillimit të sezonit, kur transferimi im ishte vendosur tashmë. Ai më përgëzoi dhe më tha: Po shkon në një klub të madh. Ky është një hap i madh për ty!”

Champions League – "Skuadra jonë ka treguar se çfarë është e aftë të bëjë. Unë nuk shoh ndonjë ekip më të madh se Bayerni, ose të pamposhtur. Ama do të ishte gabim të mendojmë se askush nuk mund të na ndalojë. Nëse mendojmë kështu, mund të vijnë surpriza të këqija. Ka ekipe të mëdha në garë, ndaj PSG-së duhet të përsërisim ndeshjen e parë".

Kriza e Liverpool – "Klopp është padyshim njeriu i duhur. Ai do ta rikthejë Liverpool-in në krye, lojtarët e duan shumë. Liverpool-i do të kthehet; ka pasur shumë lëndime, është përballur me disa teste të vështira këtë sezon".