Transmetuar më 01-03-2023, 14:02

Kontrata e Erling Haaland me Manchester City është tashmë stratosferike në vetvete, por nuk është e vetmja gjë që percepton sulmuesi norvegjez. Siç publikoi MARCA në momentin e prezantimit të tij në "Etihad", shifra bruto e pagës që nordiku merr në Manchester është rreth 30 milionë euro për secilin nga pesë sezonet.

Kësaj shifre, megjithatë, i duhet shtuar çdo kontratë reklamimi që ai nënshkruan. Dhe një ‘armë’ që futbollistëy përdorin për të fryrë llogarinë bankare janë këpucët e tyre. Tani, siç publikon "The Athletic", Haaland është afër nënshkrimit me Nike për 20 milionë paund në vit (pothuajse 23 milionë euro).

Kontrata e fundit e Haaland me Nike përfundoi më 31 dhjetor 2021 dhe që atëherë, sulmuesi i City ka pasur një vit ‘liri’, kur bëhet fjalë për veshjen e këpucëve të sportit. Ne e kemi parë norvegjezin me Nike rregullisht në Premier League, por edhe me Adidas (miqësorja e tij e parë me City) apo edhe Puma, marka që vesh klubin ku luan.

Kjo është shtrirë edhe tek ‘këpucët e rrugës’, ku Haaland e kemi parë me marka dhe modele të ndryshme. Për shembull, më 13 qershor 2022, në prezantimin e tij me City, Haaland kishte këpucë sporti Puma. Ditë më vonë, në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ai kishte veshur këpucë Nike.

Dhe pak më vonë u pa i veshur me Adidas X Speedportal. Siç mund të parashikohej, u përhapën thashethemet se cilën markë do të zgjidhte. Dhe tani, pas shumë muajsh duket se ka përfunduar me Nike.

Siç e kemi parë vitin e kaluar me Erling Haaland, apo së fundi me Vinicuis Jr, është e zakonshme që futbollistët të marrin kohë për të zgjedhur markën e re që do t’i veshë. Dhe në atë periudhë, lojtarët veshin këpucë sporti të zeza ose alternojnë marka të ndryshme.

Këto marrëveshje sigurisht që shkojnë përtej këpucëve që futbollisti përdor në ndeshje. Ato shtrihen tek veshjet sportive apo ato të rrugës dhe janë të shumta reklamat që bëjnë për markën me të cilën firmosin. Prandaj këto marrëveshje janë shumë fitimprurëse për yjet e sotëm të futbollit.

Nëse informacioni i "The Athletic" përfundon duke u konfirmuar, Haaland do të vendoset në podiumin e më të paguarve në botën e markave sportive. Një treg që u prish plotësisht kur Neymar u largua nga Nike më 2020 për të nënshkruar me Puma një kontratë rekord: 26 milionë euro çdo sezon.

Pas tij është Leo Messi, i cili në vitin 2017 nënshkroi një kontratë të përjetshme me Adidas, që disa ekspertë e krahasojnë me trajtimin që Jordan gëzon te Nike. Në fakt, argjentinasi u bë futbollisti i parë që lançoi një nën-markë të këpucëve Adidas, të quajtura Adidas Messi.

Më pas vijnë Cristiano Ronaldo (edhe ai me kontratë të përjetshme) apo Mbappé (nënshkroi kontratë për 10 sezone) dhe Mario Balotelli. Italiani është ndër më të paguarit, pasi ka nënshkruar një kontratë 10-vjeçare me Puma më 2014. Është e qartë se marrëveshja ka qenë fitimprurëse për futbollistin, i cili ka ruajtur të ardhurat e tij, pavarësisht se ka parë rënien e karrierës së tij në futboll.