Transmetuar më 01-03-2023, 13:25

Mëngjesin e sotëm Vëllai i Madh ka dërguar një tjetër zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, Ermiona Lekbello është skualifikuar përfundimisht nga gara.

Pasi Luizi lexoi njoftimin e rëndësishëm, Ermiona u ngrit nga kolltuku duke u drejtuar për nga dhoma e gjumit, aty ku bëri gati valixhet. Asnjë nga banorët nga reagoi, ndërsa vetëm Luizi i shkoi nga pas.

Në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luiz Ejlli, Eva Alikaj, Krist Aliaj, Keisi Medini dhe Tan Brahimi. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke mos zgjedhur që ta takonin.

Ermiona përqafoi dhe puthi Luizin, me të cilin ka pasur afrimitet më shumë në shtëpi, ndërsa si për çudi, Kiara nuk tentoi as ta takonte.

‘Të fala vajzës‘- i thotë Luizi dhe Eva.