Transmetuar më 01-03-2023, 12:05

Fotot shokuese të aksidentit ajror, që i mori jetën babait dhe së bijës, mes të tjerëve, që u shpërndanë privatisht nga disa policë dhe zjarrfikës në janar 2020 do t’i kushtojnë Los Angeles County rreth 30 milionë dollarë.

Po flasim për imazhe të rrëzimit të helikopterit në të cilin ylli i basketbollit Kobe Bryant vdiq së bashku me një nga vajzat e tij dhe shtatë persona të tjerë. Kjo, sipas asaj që shkruan “New York Times”, është shifra e marrëveshjes së arritur nga qarku me Vanessa Bryant (gruaja e basketbollistit) dhe tre vajzat e tij për të zgjidhur procesin gjyqësor lidhur me ndarjen e paautorizuar të fotove tragjike.

Marrëveshja përfshin 15 milionë dollarë për të venë e Kobe Bryant, me fonde shtesë për të zgjidhur pretendimet e mundshme nga vajzat e saj. "Sot shënohet kulmi i betejës së guximshme të zonjës Bryant për të kërkuar llogari nga ata që janë përfshirë në këtë sjellje groteske, – tha Luis Li, avokati i saj në një deklaratë.

– Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti. Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t’i japë fund kësaj praktike".