Transmetuar më 01-03-2023, 10:58

Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello i ka thënë Luiz Ejllit se do që të ikë. Këngëtari i njohur i ka thënë që nuk duhet të largohet, pasi do lërë të fitojnë ata të tjerët.

Ermiona shprehet se sa u shikon fytyrën, i vjen për të vjellë. Ajo gjithashtu shtoi se nuk bie dot në nivelin e tyre.

Kujtojmë se kjo situatë është krijuar nga prime i mbrëmjes së djeshme, ku vajzat komentuan sjelljen e Luizit me Kiarën gjatë misionit sekret të vajzave.

Këto të fundit folën ashpër në lidhe me këngëtarin, ndërsa Ermiona u shpreh se nuk ishte dhunë dhe se në atë shtëpi dhuna është edhe ‘femra ndaj femrës’.

Pjesë nga biseda:

Ermiona: Dua të iki

Luizi: Jo

Ermiona: Nuk i duroj dot. Më duken gjithë fals

Luizi: Ti trego veten. Po ike, dera është e hapur për të gjithë. Po ike do fitojnë ata. Do ti me ua dhënë atë kënaqësi, ata atë qëllim kanë, atë dëshirë kanë. Nëse ti mendon se nuk ia vlen për të qëndruar…

Ermiona: I shikoj në fytyrë dhe më vjen me vjellë. Nuk merrem dot se bie në kategorinë e tyre. Ty bravo të qoftë që i ke duruar deri tani, nuk mundem.