Transmetuar më 01-03-2023, 10:14

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik të ndodhur pak para mesnate në Tempe.

Vendimi hyn në fuqi nga sot, që data shënon 1 mars deri më 3 mars 2023. Të gjithë flamujt do të vendosen gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore. Festat publike janë pezulluar të gjitha.

Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Aksidenti ka sjellë bilancin tragjik dhe deri më tani numërohen 36 të vdekur. Prej tyre, katër persona u gjendën të djegur.

Rreth 85 të plagosur ndodhen në spitalin e Larisës, disa prej tyre në gjendje kritike. Kërkimet për trupat vijojnë dhe pritet që numri i viktimave të rritet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd