Transmetuar më 01-03-2023, 09:58

Achraf Hakimi, futbollisti i PSG-së dhe Marokut përballet me akuzën për përdhunim, të ngritur nga një vajzë 24-vjeçare në orët e fundit. Fanny Colin, avokati i mbrojtësit maroken, tha për “Le Parisien”: "Akuzat janë të rreme.

Achraf është i qetë dhe në dispozicion të drejtësisë. PSG është gjithashtu në anën e lojtarit. Drejtuesit e klubit i kanë mohuar me vendosmëri akuzat dhe besojnë te drejtësi. PSG është një klub që promovon respekt brenda dhe jashtë fushës".

SITUATA – Achraf Hakimi është nën hetim për përdhunim. Siç raporton media franceze "Le Parisien", një e re ka shkuar në komisariat në fundjavë për të pohuar se lojtari i PSG-së e kishte përdhunuar.

Sipas "Le Parisien", policia gjyqësore, duke parë faktet që e reja ka rrëfyer, ka alarmuar prokurorinë, e cila ka hyrë në lojë sipas detyrës zyrtare, për shkak të seriozitetit të akuzës dhe krimit të dyshuar.

Njohja mes të dyve do të kishte nisur në Instagram më 16 janar, por vetëm të shtunën e kaluar e reja shkoi në shtëpinë e futbollistit maroken.

Sipas së resë, aty filloi përdhunimi, pasi futbollisti maroken, i martuar me aktoren Hiba Abouk dhe baba i dy fëmijëve, e puthi në gojë, i ngriti rrobat dhe i puthi gjoksin, pavarësisht refuzimit të vajzës.

E reja u çlirua nga futbollisti dhe i dërgoi një mesazh një shoqeje, që erdhi në shtëpinë e saj për ta ndihmuar. Po atë të diel, vajza shkoi në komisariat për të treguar faktet. Futbollisti nuk luajti ndeshjen e PSG-së fundjavën e kaluar për shkak të një dëmtimi muskular.