Transmetuar më 01-03-2023, 08:29

Historia e dashurisë mes Ilary Blasi dhe Bastian Muller vazhdon të lulëzojë dhe në këto orët e fundit prezantuesja e “Mediaset” ka vendosur të bëjë një hap më tej, duke prezantuar partnerin e saj të ri me pjesën tjetër të familjes.

Pas prezantimit të Bastian Muller me motrën e saj Silvia dhe kunatin Ivan, vitin e kaluar, gjatë një qëndrimi në Trentino, Ilary ia kishte prezantuar edhe vajzës së saj Isabel dashurinë e re me rastin e festës në St.Moritz. Më pas ishte radha e miqve, nga Michelle Hunziker te menaxherja Graziella Lopedota.

Ilary Blasi presenta Bastian Muller alla sua famiglia

Falë qëndrimit të gjatë të Bastian në Romë, e përjavshmja “Oggi” dokumentoi momentin në të cilin Ilary prezantoi partnerin e saj me pjesën tjetër të familjes së gjerë, me një seri shkrepjesh. Të gjithë së bashku kanë ngrënë një drekë në mega vilën Eur, ku Ilary qëndroi për të jetuar me fëmijët e saj pas ndarjes nga Francesco Totti.

Pas këtij hapi të mëtejshëm përpara, është gjithnjë e më e qartë se Ilary dhe Bastian kanë vendosur të vazhdojnë hap pas hapi, pa i nxituar gjërat. Hapi tjetër është zyrtarizimi i historisë së dashurisë edhe në Instagram, apo pjesëmarrja e çiftit në ndonjë event publik, siç ka bërë tashmë ish-bashkëshorti Francesco Totti me partneren e re, Noemi Bocchi.

Ilary Blasi presenta Bastian Muller alla sua famiglia

Nëse ish-kapiteni i Romës nuk ka ndarë ende ndonjë shkrepje me Noemi, partnerja e tij e re është kujdesur që ta zyrtarizojë lidhjen në rrjetet sociale.

Kush e di nëse kjo rezervë e Ilary dhe Francesco është rezultat i një marrëveshjeje mes të dyve apo thjesht, ata kanë vendosur t’i mbrojnë sa më gjatë marrëdhëniet e tyre të reja nga komentet e fansave dhe përdoruesve në rrjetet sociale.