Transmetuar më 28-02-2023, 21:37

TIRANË- Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani deklaroi ditën e sotme se do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Shabani deklaroi se qytetarët kanë nevojë për një alternativë të re. Teksa ishte i ftuar në ‘News24’, Shabani tha se Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët mirëpo ka pasur kohë mjaftueshëm ndërsa për Veliajn tha se “ka shumë zullume.”

“Unë si Endrit do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve, pasi Tirana ka nevojë për një alternativë më të shëndetshme. Unë nuk merrem me karakteret por me politikën. Veliaj nuk e rregullon dot trafikun në Tiranë për shkak të interesave. Ne duam një transport publik dhe jo privat. Studentët do të udhëtojnë më kartë studenti dhe pensionistët me kartë pensioni. Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, për mua ka pasur kohë bollë për ti dëgjuar. Veliaj ka shumë zullume, qytetari mjafton të hapë dritaren të shoh. Qyteti ka nevojë për një organizim të ri për invers të qytetarit. Infrastruktura është një ndër problemet kryesore”, u shpreh Shabani.

Shabani do të garojë përballë kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd