Transmetuar më 28-02-2023, 20:22

Vlorë- Nuk ndalen goditjet sizmike në Shqipëri.

Një tjetër tërmet me mganitudë 3.3 i shkallës Rihter është ndjerë pak momente më parë.

Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik me thellësi 5 km. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Vlorës.

Këto lëkundje vijnë pak orë pas tërmetit në Elbasan, i cili u regjistrua me epiqendër në Belsh me magnitudë 4.2. Aktualisht nuk raportohet për pasoja.