Transmetuar më 28-02-2023, 18:37

KOSOVË-Humb jetën gruaja shtatzënë në Kosovë. Ajo kishte marrë lëndime në aksidentin që ndodhi para një jave në rrugën Ferizaj-Shtime, ku vdiqën katër persona ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i spitalit, Shaqir Uka. Uka ka deklaruar se gruaja shtatzënë s’ka arritur të përballojë dot plagët e marra dhe ka vdekur sot.

“Pacientja që ju i referoheni, në rastin e lëndimeve që ka marrë në aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve që ka marrë dhe ka vdekur sot”, ka thënë Uka.

Aksidenti me 4 të vdekur ka ndodhur rreth një javë më parë në rrugën Ferizaj-Shtime të Kosovës, ku janë përfshirë tre makina.