Transmetuar më 28-02-2023, 16:41

Këto janë foto nga momenti i fundosjes së anijes “Bashkimi” në Sazan, ndërsa tre peshkatarët në bord presin policët kufitarë që t’i shpëtojnë.

Peshkarexha “Bashkimi” 18 metra e gjatë, u fundos mesditën e sotme në afërsi të Sazanit, ndërsa po peshkonte 3 milje në veri te Sazanit me tre peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy punonjësit.

Fillimisht personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti janë çarë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë në ujë.