Transmetuar më 28-02-2023, 13:11

Nita dhe Shpati kanë biseduar me njëri-tjetrin në lavanderi. Këngëtarja shprehet në një moment se ‘mund të dalë edhe ajo nesër’.

Ajo i thotë Shpatit se kur ka hyrë në fillim ka menduar se do rri 3 javë dhe se nuk i kishte shkuar në mendje se do rrinte 51 ditë. Nita vijoi duke thënë se edhe nëse del nesër, ajo është e lumtur që ka ndenjur deri tani.

Duket se Luiz Ejlli i ka vënë re ata të dy dhe ka shkuar që të marrë Dea Mishel që t’i shikojë edhe ajo.

Kujtojmë se banorët mendojnë se Dea dhe Shpati mund të krijojnë një lidhje bashkë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Nga ana tjetër, Nita tregoi një natë se ajo dhe Shpati kanë pasur një takim së bashku, ku janë puthur në buzë.

Sipas saj, nuk ka pasur asgjë më shumë. Tani nuk na ngelet gjë tjetër veç të shohim se si do vijojë rrugëtimi i tyre brenda “Big Brother VIP2”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd