Transmetuar më 28-02-2023, 13:01

Selanik- Një 33-vjeçar është arratisur nga Gjykata e Selanikut menjëherë pasi iu komunikua vendimi për dënimin me 5 muaj burg.

I riu u dënua nga Gjykata e Shkallës së Dytë për vjedhje, por duket se planet e tij nuk ishin për t’iu bindur vendimit.

Edhe pse ishte nën monitorimin e forcave të policisë, ai ka mundur që të arratiset, ndërsa tashmë vijojnë kërkimet për riarrestimin e tij.