Transmetuar më 28-02-2023, 12:05

VLORE- Një fluks qytetarësh në Poliklinikat e qytetit të Vlorës që pas vendimit të Drejtorisë së Patentave për të dyfishuar çmimin.

Në foto shihen radhët në një nga poliklinikat,janë vetëm dy mjekë që duhet të përballojnë fluksin e dërguar nga mjeku i familjes.

Sipas qytetarëve, shkak për këtë numër në rritje të qytetarëve është bërë njoftimi për dyfishimin e çmimit. “Ka shumë radhë, njerëz të acaruar, e gjitha për shkak të rritjes së çmimit’,-thotë ajo.

Pas 25 vitesh pritet të ndryshojnë tarifat për njohuritë teorike dhe praktike të marrjes së patentës. Nga muaji mars tarifat e kursantëve për përfitimin e lejes së drejtimit të kategorive A,B,C dhe D do të jenë 2 deri 4 herë më të shtrenjta se aktualet