Transmetuar më 28-02-2023, 11:48

Lionel Messi nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së gruas, Antonela Roccuzzo, të dielën, teksa ai luajti në fitoren 3-0 të Paris Saint-Germain ndaj Marseille.

Ylli argjentinas shënoi një gol dhe asistoi dy herë, teksa PSG arriti një fitore të rehatshme në "Stade Velodrome" për të kaluar 8 pikë përpara ndjekësit më të afërt në kreun e Ligue 1.

Bëmat e Messit në Marseille nënkuptuan se mungesa e tij u ndje në festimet e ditëlindjes së gruas, me Roccuzzo që ngarkoi një foto të saj dhe fëmijëve në Instagram, me mbishkrimin: "Dhurata ime më e bukur ndonjëherë. Na mungon @leomessi".

Antonela Roccuzzo Lionel Messi

Messi vazhdon formën e tij të mirë në fushë me dy gola dhe dy asiste në dy ndeshjet e fundit, pasi dëshmoi se është një lojtar i paçmuar për parizienët në mungesë të Neymarit të dëmtuar.

E ardhmja e 35-vjeçarit në kryeqytetin francez është pezull, pa asnjë lajm për zgjatje të kontratës së tij aktuale, e cila skadon në verë. Thashethemet e fundit e lidhin atë me një rikthim në klubin argjentinas të fvëmijërisë, Newell’s Old.