Transmetuar më 28-02-2023, 11:21

Tiranë- Detaje të reja nga aksidenti i pazakontë që ndodhi dje në Tiranë.

Një nga protagonistët ka qenë shoferi i automjetit "Porsche", Kaljon Aleksi.

Ai tregoi se ka mbetur i shokuar nga përplasja, duke theksuar se fillimisht nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte dhe se pas goditjes së parë nga autobusi ishte përpjekur të frenonte, por pa ia arritur të dalë.

Gjithashtu shtoi se në rast se do të ishte një makinë e vogël do të ishte shtypur totalisht.

“Jam mirë nuk kam dëmtim, vetëm shembje dhe traumë. Ka qenë ora 10:30 , unë isha nisur për në aeroportin e Rinasit.

Isha vetëm në makinë, ndjeva një goditje të madhe që erdhi nga pas, dhe nuk e kuptova çfarë ishte, pjesa e pasme e makinës u ngrit në ajër dhe më shtyu drejt pemës dhe të stacionit të autobusit.

Instiktivisht kam shkelur frenat, por ishte e pamundur.

Frenova që të mos godisja stacionin, kthej kokën pas për të parë çfarë ndodhi. Kur kthej kokën pas goditjes parë, shoh xhamin e përparmë të autobusit që më godet makinë dhe më pas aty nuk mbaj mend, sepse u godita edhe nga para.

Kur dola nga makina, telefonova vëllanë tim dhe po prisja se isha në gjendje shoku. Makina është pak e lartë dhe për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti në ajër dhe e shtyu më andej, se po të ishte diçka më e ulët mund ta kishte përplasur mbi xhamin e përparmë apo mund ta fuste poshtë makinës.

Ajo vrapoi, dhe e kam parë nga videot. Në momentin që vajza ka dalë nga stacioni i autobusit unë kam kthyer kokën pas sepse mendova se mbaroi me aq.

Pas parjes së videove që dolën ishte e qartë ajo që ndodhi. Përveç dëmeve materiale, pjesa më e rëndë ishte pjesa e akuzimit publik, pasi u tha se Porsche ka shkaktuar aksidentin.

Ajo ishte pjesa më e rëndë aty, mallkimet, shfryrjet publike, vetëm për faktin pse ishte ajo makinë. Këto lloj aksidentesh, ndodhin kudo, nuk është faji as i autobusit, as i bashkisë, as i shoferit.

U fol se shoferi ishte me diabet, unë e njoh shumë mirë atë sëmundje sepse në të tillë sëmundje më ka vuajtur babai i cili nuk jeton më prej 5 vitesh.

Njeriu kalon në gjendje të fikti dhe nuk është më i përgjegjshme se çfarë ndodh më pas. Ishte thjesht një fatkeqësi. Shkaktari i aksidentit ishte humbja e ndjenjave të shoferit autobusit, besoj edhe nga ato që janë thënë”, u shpreh më tej ai.