Transmetuar më 28-02-2023, 11:07

Majin e kaluar, Kylian Mbappé rinovoi me Paris Saint-Germain duke lënë Real Madridin "me gisht në gojë". Francezi nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025, me një normë fitimi prej 50 milionë eurosh neto në sezon, me një bonus besnikërie prej 100 milionë euro, sipas asaj që publikoi "L’Equipe".

Megjithatë, rinovimi i tij nuk ishte për tri sezone. Kylian e zgjeroi marrëveshjen e tij me formulën e dy sezoneve, plus një sezon opsional nga futbollisti. Dhe, sipas "L’Equipe", Mbappes i kanë mbetur edhe katër muaj për të ushtruar opsionin e një viti shtesë në kontratën e tij.

Nëse jo, kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2024, duke hapur derën për të qenë ‘i lirë’ janarin e ardhshëm. Sipas mediave franceze, drejtuesit parizienë po punojnë për t’i dhënë dritën jeshile këtij sezoni me më shumë lidhje me PSG-në, për të mos pasur një verë ‘të ngjeshur’ në të cilën Mbappe mund të rikthehet në merkato.

Ashtu si në vitin 2021, do të ishte alternativa e tyre e vetme për të marrë para për një futbollist që mbërriti më 2017 nga Monaco, megjithëse më pas ata refuzuan të gjitha ofertat nga Real Madridi.

Në moshën 24-vjeçare, sulmuesi francez është tashmë golashënuesi më i mirë në histori (200 gola, po aq sa Cavani) për PSG-në, pas dopietës kundër Marseille. Kylian ka 29 gola në 29 ndeshje mes të gjitha garave.