Transmetuar më 28-02-2023, 10:35

Caktohet masa e sigurisë arrest me burg për dy vëllezërit Orges dhe Emirjan Sina, 24 e 27 vjeç pas një incidenti që patën me prokurorin e SPAK Behar Dibra dhe një Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur 3 ditë më parë në hyrje të tunelit të Kërrabës.

Burime nga prokuroria thanë se dy vëllezërit i treguan një dokument fals prokurorit, por në momentin që e kuptuan se me kë kishin të bënin u larguan duke thyer edhe postbllokun.

Ata u arrestuan më pas në Durrës. Të dielën ata dolën për masën sigurisë në gjykatën e Elbasanit dhe sipas kërkesës së bërë nga prokuroria do të qëndrojnë në burg.

Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për mosbindje ndaj policisë, kanosje e prokurorit dhe mbajtje pa të drejtë e titullit dhe kundërshtim i forcave të rendit.