Transmetuar më 28-02-2023, 10:03

Tiranë- Policia e Tiranës ka arerstuar një person me pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chief”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur ddhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i M. Ç., 40 vjeç, banues në Holandë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.