Transmetuar më 28-02-2023, 09:47

Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito është nervozuar shumë me Luiz Ejllin, i cili prishi misionin sekret të vajzave që u kishte dhënë Vëllai i Madh.

Kur djemtë kuptuan se vajzat nuk po flisnin me ta, ata u munduan në çdo mënyrë që t’i ngacmonin që t’i bënin të reagonin.

Këngëtari e mori moderatoren dhe e vendosi në një cep te lavamani i tualetit dhe nuk e linte të dilte nga aty. Edhe pse vajzat e tjera tentuan që ta ndihmonin, ato nuk ia arritën qëllimit dhe si pasojë i thanë Kiarës që të fliste.

Kjo e fundit reagoi mjaft ashpër ndaj Luizit, e madje i tha që ta linte të qetë se kishte nevojë për hapësirë.

Ndërkohë mbrëmë teksa banorët po qëndronin të gjithë bashkë, dëgjohet Luizi teksa flet me Kiarën dhe i thotë:

“Nga ky moment loja ime varet prej teje, kaq po të them. Do me e lënë, ikim”.