Transmetuar më 28-02-2023, 09:21

Lionel Scaloni ka zgjatur kontratën e tij me AFA (Federatën Argjentinase të Futbollit) deri në vitin 2026. Prandaj, trajneri kampion i Kupës së Amerikës 2021 dhe Kampionatit Botëror 2022 do të mund të mbrojë titujt e tij, ndërsa do të jetë në stol edhe në Kupën e Amerikës 2024 dhe Botërorin 2026.

Scaloni dhe AFA e kanë rinovuar kontratën pak ditë para shpalljes zyrtare të thirrjes së parë të Albiceste, pas fitimit të Kupës së Botës. Në mars, Argjentina do të përballet me Panamanë dhe Surinamin, të dyja ndeshje miqësore në datat e lira të FIFA-s.

Ndërkohë, në gala-në e mbrëmshme të FIFA-s, e cila shpalli më të mirët e vitit 2022 në të gjitha rolet, argjentinasit dominuan në fitimin e çmimeve kryesore:

– Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj: Lionel Messi

– Trajneri më i mirë i FIFA për meshkuj: Lionel Scaloni

– Portieri më i mirë i FIFA për meshkuj: Emiliano Martínez