Transmetuar më 28-02-2023, 09:03

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë me publikimin e video-projektit të urës që pritet të ndërtohet mbi Bunë për të lidhur Shqipërinë me Malin e Zi. Krah pamjeve, Rama shkruan se kjo urë do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m. Ai shton se ky projekt i jep një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

Postimi:

MIRËMËNGJES dhe me projektin e "Urës mbi Bunë", një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur.

Ura ishte një nga 10 marrëveshjet që u firmosën një ditë më parë në Podgoricë nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazoviç.