Transmetuar më 28-02-2023, 07:24

FRANCE – Ceremonia gala për dhënien e çmimeve “The Best”, u mbyll me shpalljen e fituesit të trofeut të “Lojtarit më të mire” të vitit, çmim të cilin e meritoi kapiteni i kampionëve të Botës, argjentinasi Lionel Messi.

Fitorja e Kupës së Botës pas 36 vitesh me Argjentinën, si dhe forma e shkëlqyer që ka shfaqur Messi deri më tani këtë sezon, edhe te francezët e PSG-së i dhuruan “Pleshtit” çmimin e shumë kërkuar individual, teksa përballë tij në garën për çmimin ishin dy francezët Kylian Mbappe (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid).

“Një vit çmendurie”

"Është e mrekullueshme. Është kënaqësi të jesh në një listë të tillë përkrah Benzemas dhe Kylian, të cilët patën një vit të madh,- tha ai kur mori trofeun e tij. – Është nder të marr çmimin. Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, disa janë këtu.

Pa këtë arritje, ne nuk do të ishim këtu. Është një njohje për të gjithë grupin, ky vit ka qenë i çmendur për mua. Unë arrita të përmbush ëndrrën time, pasi luftova kaq shumë. Kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në karrierën time”.

Gjeniu argjentinas, natyrisht, nuk ka munguar të përqafojë njerëzit e tij. “Dua të falënderoj familjen time, popullin argjentinas, që e jetuan kaq intensivisht këtë Botëror. I puth fëmijët e mi që po shikojnë, ndonëse është koha për të fjetur (buzëqesh)”.