Transmetuar më 27-02-2023, 22:42

TIRANË- I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Meta tha se sipas tij, kryeministri Edi Rama është një kërcënim për lirinë e çdo qytetari shqiptar. “Çdo gjë që do të bëjë Edi Rama do t’i kthehet në një bumerang të paimagjinueshëm,”-kjo ishte deklarata e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ai bën planet e veta, por ato janë kaq të qarta, kaq të lexueshme saqë nuk e parashikon dot atë përgjigje që do t’i vijë,” – tha Meta, ndoshta duke iu referuar zhvillimeve më 3 mars, ditën kur opozita do të dalë në protestë.