Transmetuar më 27-02-2023, 22:09

Kristi dhe Keisi thuajse qëndrojnë gjithë kohën së bashku në shtëpi. Ata qëndrojnë bashkë kur hanë mëngjes, kur hanë drekë, në verandë, madje edhe kur shtrihen në shtrat qëndrojnë bashkë.

Hyrja e Keisit thuajse e ka distancuar komplet Kristin nga debatet dhe diskutimet që bëhen në shtëpi mes banorëve.

Mesditën e sotme ata po qëndronin të shtrirë bashkë, ndërsa mes tyre u shkëmbyen batuta të shumta, të qeshura dhe përqafime.