Transmetuar më 27-02-2023, 19:50

Bruksel- Ka nisur takimi i dialogut të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

Tema kryesore e bisedimeve është plani franko-gjerman për Kosovën.

Në tryezë ndodhen presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe përfaqësuesit e BE-së, Lajçak dhe Borell.

Në fund, shefi i diplomacisë së BE-së Borrell do të dalë me një konferencë për mediat ku do të informojë mbi përfundimet e arritura gjatë taikmit me kreun e qeverisë së Kosovës dhe liderit serb. Sipas planit, nëse nuk arrihet marrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, do të mbahen sërish takime dypalëshe të liderëve për përfaqësuesit evropianë. Siç dihet, marrëveshja është e gatshme dhe se nuk do të diskutohet fare për përmbajtjen e saj.

Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.

Marrëveshja në rast se pranohet, do të jetë ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Ajo se çfarë dihet është se plani evropian nuk e ka brenda njohjen reciproke dhe se nuk është marrëveshja finale që do ta përmbyllte dialogun.