Transmetuar më 27-02-2023, 15:34

Podgoricë- Kryeministri Edi Rama ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ata u shpreh se ata mbështesin dialogun mes dy vendeve, por kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i takon pikërisht këtyre vendeve që të vendosin për fatin e tyre.

“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo siç janë SHBA-të. Në këndvështrimin tim as Mali i Zi nuk është superfuqi, por kjo nuk më takon mua ta them. Nuk i takon Shqipërisë ti thotë palëve në dialog, pa kushte me kushte. Kjo është një çështje që i takon palëve në dialog. Janë ata që vendosin për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimmarrjeve të gabuara. Ajo që po them është se nuk ka asnjë rrugë tjetër. Cdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë për vota për lufta të brendshme, por që nuk ka lidhje me të ardhmen”, tha Rama.

“Unë dua të shpresoj dhe jam me zemër dhe mendje i angazhuar që të lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovë të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa vonë të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja që superfuqitë ti marrin për veshi sa herë grinden në oborrin pas shkollës. Mendoj që se marrëveshja franko gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë, por ky është opinion. Unë respektoj sovranitetin për të vendosur për veten e tyre. Është e pashmangshme që qeveria e Shqipërisë të jemi në krah të qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të Kosovës që unë i uroj kthjelltësi dhe sukses”.

Ndërsa kryeministri malazez tha se “Ne mbështesim dialogun dhe marrëveshjen dhe ardhmërinë e trojeve shqiptareve. Ne nuk mbështesim politikën e konflikteve, ne mbështesim politikën e mirënjohës, marrëveshjes, progresit, respektit ndaj shteteve. Unë jam i sigurt se edhe liderët e Serbisë dhe Kosovë duhet të kuptojnë sa më parë këtë gjë. Ne mbështesim marrëveshjen, dialogun dhe bashkëpunimin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd