Transmetuar më 27-02-2023, 14:19

“Cili ka qenë takimi më i sikletshëm që ke pasur me një djalë? Përgjigju ose hiq një rrobë nga trupi dhe mos e vish deri në fund të lojës!”.

Ka qenë kjo pyetja për Kiara Titon gjatë lojës me pyetje dhe dënime. Moderatorja pa u menduar shumë, zgjodhi që të përgjigjej.

Ajo u shpreh se takimi më i sikletshëm për të ishte me një djalë të cilin e pëlqente shumë.

Kiara tha se pasi doli nga makina ra në pusetë. Për të ky ishte momenti më i sikletshëm në takim me një djalë.