
Shpat Kërleshi është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sapo u bë pjesë e “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli ka ngacmuar Dea Mishel nëse e pëlqen atë apo jo.
Por mbrëmjen e djeshme banorët zbuluan një sekret të Shpatit dhe Nita Latifit që askush nuk e dinte.
Luizi pyeti në një moment nëse është ndjerë xheloze kur Shpati u afrua me Dean, duke qenë se ata njihen që nga jashtë.
E pikërisht përgjigja e Nitës i ka habitur të gjithë, pasi ata kanë qenë gati duke u lidhur disa vite më parë. Saktësisht para 4 vitesh.
“Do të them një përgjigje shumë të sinqertë që nuk ka dashur ta them. Para 4 viteve unë dhe Shpati kemi dalë në një “date”. Nuk ka ndodhur gjë, thjesht një puthje, a po?”, tha Nita, e cila mohoi se ishte xheloze për Dea Mishel.