Transmetuar më 27-02-2023, 14:06

“Do ndjek zemrën time”. Kështu u përgjigj Keisi Medini kur Luiz Ejlli e pyeti se çfarë do bënte nëse babai i saj, Sabiani, do ishte kundër lidhjes me Krist Aliajn.

“Na ke lënë me kuptuar se je shumë e lidhur me Sabianin, se është person VIP dhe mund ta thërrasim në emër. Në momentin që del nga këtu, dita e parë, reagimi është i prerë dhe nuk ka diskutim se ti nuk duhet të vazhdosh asnjë sekonde me Kristin, ti ça bën?”.

Bukuroshja bionde fillimisht u shpreh se kjo nuk do ndodhte pasi e njeh babain e saj. Por banorët këmbëngulën që ajo të kthente përgjigje duke marrë parasysh ‘nëse do të ndodhte’.

“Nuk ka për të pasur reagim të tillë. Me aq sa e njoh nuk do të ndodhi ajo, por nëse do të ndodhë, unë prapë se prapë do ndiqja zemrën time. Do i dilja kundër”, tha Keisi Medini.

Ndërkohë kujtojmë se Sabiani ka reaguar mjaft ashpër në lidhje me raportin që Keisi ka krijuar me Krist Aliajn. Kjo për shkak se ky i fundit ka lënë jashtë të dashurën e tij, Zaza.

Këngëtari i njohur ka vendosur që mos të ndjekë më të bijën në rrjetet sociale si dhe të fshijë të gjitha fotot që kishte me të.

Nga ana tjetër, Zaza ka ndarë së fundmi edhe mesazhet e fundit që ka shkruar me Kristin më datë 24 dhjetor të 2022, kur Aliaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.