
Tiranë- Të tjera dëshmi mësohen nga aksidenti i autobusit në Tiranë.
Shoferi i makinës tip Benz,i njohur me emrin Ilir, shprehet se autobusi po ecte shumë shpejt, teksa drejtuesi i tij ishte rreth të 60-ave.
“Para meje nuk kishte makina dhe këmbësorë në ecje në momentin e ngjarjes. Unë maj mend vetëm zhurmën e llamarinave pas makinës sime. Autobusi ishte në ecje në momentin e ngjarjes, e pashë nga pasqyra. Në gjykimin tim po ecte shumë shpejt.
Dola nga makina pasi mora pak veten, sepse nuk e kuptova çfarë ndodhi, kisha vetëm këmbën në frena. Patjetër që rripin e kisha vendosur. Mesa pashë në autobus kishte shumë të lënduar.
Urgjenca erdhi, morën të parët, më pas avash-avash edhe të tjerët. E pashë shoferin e autobusit, ishte i tronditur, besoj se ishte rreth të 60-ave. Ai ishte me alkool, me tension dhe me zemër. Tani le ta shohë policia”, u shpreh Iliri, shoferi i Benzit.