Transmetuar më 27-02-2023, 13:24

Tiranë- Detaje të reja nga aksidenti i frikshëm i autobusit në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”.

Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.