Transmetuar më 27-02-2023, 12:20

Tiranë- Policia ka dhene detaje rreth aksidentit te rëndë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shallvareve.
Autobusi i Unazës ka përplasur tre automjete duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.
Deri tani raportohet për disa të plagosur.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.
Policia informon se ‘rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë’.