Transmetuar më 27-02-2023, 11:34

Moment shumë i errët për Sionin në kampionatin zviceran. Humbja 4-0 në shtëpi kundër St.Gallen e mbajti skuadrën në vendin e nëntë dhe të parafundit në renditje, vetëm një pikë më shumë se Winterthur i fundit (një pozicion që do ta dërgonte në ‘play-off’ me të tretin e kategorisë së dytë).

Zemërimi i tifozëve të Sionit u derdh veçanërisht kundër Mario Balotellit, i cili është edhe kapiteni i skuadrës. Në fund të ndeshjes u dogj në tribunë një fanellë me numrin 45, e sulmuesit kontrovers italian.

SuperMario ka luajtur deri më tani 12 ndeshje në këtë sezon, me 5 gola (tre nga penalltia), asnjë asist dhe gjashtë kartonë të verdhë të marrë ndërsa Sion ka grumbulluar 22 pikë: 5 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje.

Skuadra e drejtuar nga Fabio Celestini e nuk ka gjetur suksesin që nga mesi i tetorit (2-0 në Lucern). Që atëherë, një seri prej 7 humbjesh dhe 4 barazimesh për Sion, me eliminimin nga kupa kombëtare në mes.