“Afati i kontratës me Jurgen Klinsmann është nga marsi deri në vitin 2026”, – shkroi Federata e Futbollit të Koresë së Jugut në një deklaratë, duke shtuar se gjermani do të mbërrijë në Seul javën e ardhshme dhe do të jetë përgjegjës për miqësoren kundër Kolumbisë më 24 mars.
Klinsmann pati një karrierë të gjatë dhe të dekoruar si sulmues, duke luajtur për Inter, Tottenham dhe Bayern Munich. Ai shënoi 47 gola në 108 paraqitje për kombëtaren e Gjermanisë.
Në vitin 2004, Klinsmann pasoi ish-partnerin e sulmit Rudi Voeller si trajner i ekipit kombëtar gjerman, pozicioni i tij i parë në menaxhim.
Ai e udhëhoqi Gjermaninë në vendin e tretë në Kupën e Botës 2006, në shtëpi, përpara se të merrte drejtimin e Bayern Munich dhe më pas të kombëtares së SHBA.
Ai ishte së fundmi te Hertha Berlin, ku u largua pas 10 javësh.
58-vjeçari pason Paulo Bento, i cili i çoi koreano-jugorët në 1/8 finale të Kupës së Botës në Katar, ku u mundën 4-1 nga Brazili.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd