Transmetuar më 27-02-2023, 10:46

Vajzat e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmjen dedikuar vetëm ato. Nën shoqërinë e alkoolit dhe muzikës, ato gjithashtu kanë realizuar edhe lojën me pyetje dhe dënime.

Pyetjet dhe dënimet ishin bërë nga Vëllai i Madh dhe një ndër to që i ra Keisi Medinit ishte:

“Cili është për ty lojtari më i vërtetë dhe ai më falsi në shtëpi? Përgjigju pyetjes ose zhvish me dhëmbë bluzën e një djali”.

Ajo nuk zgjodhi Kristin, por tha: “Për mua lojtari më i vërtetë është Luizi dhe më falsi është Maestroja”.

Ishte Olta Gixhari ajo që filloi ta ngacmonte dhe e pyeti se si nuk zgjodhi Kristin dhe Keisi iu përgjigj shkurt dhe qartë: “Epo nuk ishte kjo pyetje brenda letrës”.

Mesa duket ajo tani po fillon të futet vërtet në lojë dhe t’ua tregojë vendin të tjerëve që e ngacmojnë me qëllim.