Transmetuar më 27-02-2023, 09:57

BERAT- Zhduket një i ri nga Berati.

Sokol Aga, 33 vjeç, banues në lagjen Uznivë në Berat është zhdukur pa gjurmë prej 9 ditësh. Damiljarët kanë bërë denoncim në polici, ku kanë deklaruar se Aga ka dalë nga shtëpia e tij mesditën e 15 shkurtit dhe që prej asaj dite, familjarët e tij nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Nëna 63-vjeçare e Sokolit, gjatë denoncimit të bërë në polici, ka bërë dhe përshkrimin e të birit.

“Është 1.7 m i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 15 shkurtit, kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi lëkure dhe këpucë të zeza. Celularin e kishte lënë në shtëpi,”- ka thënë ajo.