Transmetuar më 27-02-2023, 09:52

Ndodhi dje në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Një çift është filmuar në një moment kur Policia e Kosovës e pyet të riun nëse është i sigurt që po fejohet.

I riu po kryente setin fotografik për ditën e fejesës, kur afër rrugës së parkut kaluan dy policë dhe pyetën djalin nëse po fejohet me dëshirë.

”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar.

“Edhe pak jo”, ia kthen i riu.

”Mos janë t’u t’ marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë.

Kjo ka shkaktuar të qeshura tek familjarët e çiftit, teksa në rrjetet sociale po merr komente nga më të ndryshmet.