Transmetuar më 27-02-2023, 09:39

"Unë jam i qartë, me shokët e mi dhe para mikrofonit. Nëse ka diçka për të thënë, do ta them". Këtë e tha Lautaro Martinez, i cili u intevistua nga "Sky" pas ndeshjes së hidhur Bologna-Inter.

Kapiteni i shpreh mendimet e tij pa hezitim: "Përshtypja është se nuk do të shkojmë askund kështu. Duhet të ndryshojmë menjëherë dhe të kemi më shumë konsistencë.

Në Champions League kemi bërë një lojë të shkëlqyer, pastaj kjo paraqitje e dobët, gjë që nuk është mirë. Tani duhet të ulim kokën dhe të pedalojmë të gjithë së bashku, të ngremë nivelin, sepse kështu nuk shkojmë askund”.

Lautaro, i cili përfundoi me shiritin e kapitenit pas largimit të Marcelo Brozovic, shtoi: "Iu kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe njerëzve që janë gjithmonë me ne. Bologna bëri më mirë se ne. Ky duhet të jetë një alarm”.

"Toro" nuk ka ndërmend të kërkojë alibi: "Fusha ishte e keqe për të dyja skuadrat, moti ishte i keq edhe për Bologna. Gjithmonë përpiqem të jap 100 %, pastaj goli mund të vijë apo jo”.