Transmetuar më 27-02-2023, 08:53

Podgoricë- Zhvillohet sot (27 shkurt), mbledhja e dytë mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Takimi do të mbahet në Podgoricë, në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU).

Në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa marrëveshje mes të cilave dhe për ndërtimin e urës së lumit Buna si dhe hapjen e pikës kufitare Shën Nikollë – Pulaj.

Po ashtu do të nënshkruhen disa marrëveshje të tjera në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, mbrojtjes si dhe të energjitikës dhe infrastrukturës.

Do të ketë dhe një deklaratë të Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqiperisë dhe Malit të Zi