Transmetuar më 27-02-2023, 07:31

E Hënë, data 27 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim, në pjesën e parë të ditës. Reshjet do të humbasin intensitet pasdite, reshje bore ne Alpe. Era do të jetë e vrullshme me drejtim me shpejtësi 18-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në në mëngjes, rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 4/13°C Zona e ulët 8/17°C Zona bregdetare 12/16°C

Kosova, e Hënë data 27 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe bore .Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2 C° në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 10°C – 12°C . E Martë, data 28 Shkurt 2023

Moti do të jetë I vranët dhe reshje shiu në orët e para të mëngjesit, gjatë ditës pritet përmirësim i kudhteve atmosferike. Do të kemi vranësira mesatare deri të dendura , kthjellime do te kete zona veriperëndimore Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5me lartësi vale 1,5 deri në 1,8metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale në zonën perëndimore dhe bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 2/13°C Zona e ulët 6/20°C Zona bregdetare 11/19°C