Transmetuar më 26-02-2023, 23:51

Elbasan- Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka aksidentuar N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor).

Si pasojë N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.