Transmetuar më 26-02-2023, 23:10

TIRANË- Një qendër cikloni ka përfshirë Mesdheun. Ajo është afruar drejt vendit tonë duke shkaktuar stuhi ere të vrullshme dhe reshje shiu. Por kanë pasur intensitet më të lartë në zonën e Shkodrës.

Meterologia Rezarta Xhakollari tha për Abc, stuhia do të vazhdojë deri pas mesnate në vendin tonë. Gjatë ditëve në vazhdim, era do të jetë mbi 30 m /sek dhe dallgëzim të lartë mbi 8 ballë.