Transmetuar më 26-02-2023, 21:42

Zagreb- Në foto është Gazmir Korbi, shoferi shqiptar i cili humbi jetën në aksidentin e autobusit në Kroaci.

41-vjeçari, i cili ishte oficer i Komandos së Forcave Ajrore, ishte duke i dhënë autobusit kur ndodhi aksidenti i rëndë në rrugën kombëtare në Kroaci, Split-Zagreb.

I plagosur rëndë nga ky aksident ka mbetur edhe shoferi tjetër Adem Rexha i cili është transportuar në spitalin e Karllovacit.

Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët: Veli Muca, Armand Shaba, Herman Gjeci, Gjovalin Kola, Roland Kola, Naile Bajraktari dhe Klodian Vata (pasagjer dhe njekohesisht pronari i autobusit)

Të plagosurit janë transportuar në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Dyshimet paraprake janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike dhe dëborës në rrugë.