Transmetuar më 26-02-2023, 20:59

Durrës- Kapiteneria e Portit Durrës ka dalë me një njoftim lidhur me incidentin që ndodhi me një traget dhe me fatin e udhëtarëve.

Në njoftim citohet se:

Sot në orën 18:21 në portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Si rezultat i eres forte qe shkoi 35 m/s ne port, trageti A/F CLAUDIA ka keputur cimen e djathte dhe ka prekur bankinen nga ana e ish portit te peshkimit.Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA eshte lidhur perseri ne bankine me cima te tjera.Theksojme se Trageti A/F Claudia nuk ka pasur te imbarkuar pasagjere dhe automjete ne çastin e incidentit. Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatore ka filluar puna per imbarkimin e mjeteve ne traget.

Njoftojmë se ne keto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti durresit dhe eshte nisur per Ankona. Gjitahshtu te gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se tragetet do vazhdojne normalisht ne linjat sipas orareve te percakuara ne grafik.

Drejtoria e Pergjithshme Detare

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd