Transmetuar më 26-02-2023, 20:11

Kurbin- Aksident i rëndë në Kurbin. 6 persona mbesin të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras.

Në këtë vend janë përplasur automjeti tip "Benz" me automjetin tip "Renault".

Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore I. H. 43 vjeç dhe e mitura I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip " Benz" si dhe  M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip "Renault".

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.